Trajneri maqedonas reagon ashpër pas humbjes nga Drita, e bën për 'pesë pare' skuadrën e tij

Trajneri maqedonas reagon ashpër pas humbjes nga Drita, e bën për 'pesë pare' skuadrën e tij

Sport September 17, 2020 - 23:17

Goran Simov, trajneri i Sileksit nuk është ndarë aspak i kënaqur me skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Dritës.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Shkup, Sileksi pësoi humbje 0:2 nga Drita e Gjilanit, raporton "Zeri.info".

Me këtë fitore, Drita kaloi në fazën e tretë eliminatore të Ligës së Evropës.

Pas ndeshjes, Simov ka dhënë kritika të ashpëra për futbollistët e tij.

"Thjesht nuk kemi hyrë në ndeshje siç duhet, unë mbaj përgjegjësinë e plotë. Kemi agresion, por frikësohemi të fitojmë, të shënojmë. Thjesht, kjo është ndeshja më e keqe prej që jam trajner i Sileksit", ka deklaruar trajneri maqedon.

"Faji është imi. Lojë zero me pasime, zero shanse, skuadër e panjohur e Sileksit. Fatkeqësi futbolli. Urime Dritës, fitore e merituar", theksoi Simov. /Zeri.info