Suksesi historik në Shkup, zbulohet shuma që do ta arkëtojë Drita nga UEFA

Suksesi historik në Shkup, zbulohet shuma që do ta arkëtojë Drita nga UEFA

Sport September 17, 2020 - 22:58

Kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit u kualifikua në rundin e tretë të Ligës së Evropës, teksa mposhti në rundin e dytë maqedonasit e Sileks me rezultati 0:2, shkruan "Zeri.info".

Fidan Gerbeshi në minutën e 48-të dhe Limani në të 80-tën, ishin autorët e golave për skuadrën bardhekaltër, të drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu.

Pas fitores në Shkup, klubi gjilanas do të marrë një shumë të majme nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Dihet publikisht se kampionia e Kosovës do të arkëtojë plot 280 mijë euro nga kalimi në rundin e tretë.

Këtë shifër nga UEFA do ta marrë secila skuadër që është kualifikuar në rrethin e tretë. /Zeri.info