Zyrtare: Ky është kundërshtari i radhës i Dritës në Ligën e Evropës dhe orari i ndeshjes

Zyrtare: Ky është kundërshtari i radhës i Dritës në Ligën e Evropës dhe orari i ndeshjes

Sport September 17, 2020 - 21:54

Drita e Gjilanit është kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka regjistruar sukses historik sonte, raporton "Zeri.info".

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Drita është bërë skuadra e parë që arrinë në këtë fazë, pas fitores së sontme ndaj Sileksit.

Image

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur skuadrën nga Maqedonia e Veriut me rezultat të pastër, 0:2.

Fidan Gërbeshi ('48) dhe Ardian Limani ('80) i shënuan golat e fitores sonte për Dritën.

Me këtë fitore, Drita është kualifikuar në rundin e tretë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. 
Në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni.

Image

Kjo ndeshje do të zhvillohet pas një jave, të enjten nga ora 20:30. /Zeri.info