Xherdan Shaqiri dhuron spektakël në stërvitjet e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri dhuron spektakël në stërvitjet e Liverpoolit

Sport September 17, 2020 - 14:12
Detajet

Mesfushori nga Kosova i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, tashmë është rikthyer në stërvitje me klubin e Liverpoolit, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit besohet se këtë sezon do të ketë më shumë minuta në skuadrën e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp.

Pas një lëndimi që e kishte me muskuj, Shaqiri është rikthyer për një magji tjetër te “The Reds”.

Reprezentuesi i Zvicrës në stërvitjen e sotme me Liverpoolin dhuroi spektakël, pas një trajnimi në volejboll me këmbë ai fitoi pikë duke e goditur topin në mënyrë akrobatike.

Video është publikuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit. /Zeri.info