Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
PSG-ja arrin fitoren e parë sezonale, ndërsa Neymarit i vjen dënimi pas incidentit të fundit

PSG-ja arrin fitoren e parë sezonale, ndërsa Neymarit i vjen dënimi pas incidentit të fundit

Sport September 16, 2020 - 23:16

Paris Saint-Germaini e ka regjistruar fitoren e parë sezonale në edicionin e ri në Ligën 1.

Skuadra e Thomas Tuchelit e ka mposhtur Metzin me rezultat 1:0, shkruan "Zeri.info".

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi gjermani Julian Draxler në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas tri javësh, kjo është fitorja e parë e PSG-së në edicionin e ri.

Nga ana tjetër, Neymar da Silva, sulmuesi i PSG-së është pezulluar me dy ndeshje moslojë dhe dënim me kusht.

Kjo për shkak të incidentit në ndeshjen e së dielës ndaj Marseillet, ku ai u ndëshkua edhe me të kuq. /Zeri.info

Image