Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Crvena Zvezda bie nga Liga e Kampionëve, mund të përballet prapë me Tiranën

Crvena Zvezda bie nga Liga e Kampionëve, mund të përballet prapë me Tiranën

Sport September 16, 2020 - 22:43

Crvena Zvezda është eliminuar nga Liga e Kampionëve në rundin e tretë eliminator.

Në ndeshjen e zhvilluar në Qipro, skuadra nga Beogradi është mposhtur vetëm pas penalltive nga Omonia, shkruan "Zeri.info".

Saktësisht, koha e rregulltë u mbyll baras 1:1, derisa në penallti fituan qipriotët me rezultat 4:2.

Zvezda për të arritur në këtë rund kishte eliminuar Tiranën.

Tani, dy skuadrat ndodhen në Ligën e Evropës dhe mund të përballen në fazën "play-off".

Një gjë e tillë mund të dihet në shortin e 1 tetorit. /Zeri.info