
Granit Xhaka i kushton postim vajzës së tij: Ne e shijojmë kohën tonë së bashku
Sport
September 16, 2020 - 20:51
Si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë familjar, Granit Xhaka po ndihet tejet i lumtur.
Futbollisti i Arsenalit po e shijon karrierën dhe jetën në Londër, shkruan "Zeri.info".
Mesfushori shqiptar së bashku me gruan e tij, Leonitën kanë edhe një vajzë së bashku, Ayanan.
Me anë të një postimi në "Facebook", Xhaka i ka kushtuar disa fjalë vajzës së tij.
"Unë do t'ia tregoj botën. Ne e shijojmë kohën tonë së bashku dhe kënaqemi. Shikoni, floktë e Ayanas po rriten", shkroi Xhaka. /Zeri.info