Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Futbollisti shqiptar e përmirëson gabimin, pas autogolit, shënon gol dhe feston me shqiponjë

Futbollisti shqiptar e përmirëson gabimin, pas autogolit, shënon gol dhe feston me shqiponjë

Sport September 16, 2020 - 20:34

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni e ka përmirësuar gabimin në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i Ferencevarosit shënoi autogol në pjesën e parë, ndërsa tani e ka kaluar skuadrën hungare në epërsi, shkruan "Zeri.info".

Reprezentuesi i Shqipërisë realizoi në minutën e 65-të për 2:1.

Ndryshe, Ferencevarosi është duke u përballur me Dinamo Zagrebin në kuadër të rundit të tretë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Rezultati momental është 2:1. /Zeri.info