Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Limani: Do ta japim maksimumin, besojmë në rezultat pozitiv

Limani: Do ta japim maksimumin, besojmë në rezultat pozitiv

Sport September 16, 2020 - 19:25

Drita e Gjilanit do t'i rikthehet nesër (e enjte) garave evropiane me një përballje të "nxehtë" në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiun do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.

Një ditë para ndeshjes, kapiteni i Dritës, Ardian Limani është paraqitur në një konferencë për shtyp.

Limani beson në rezultat pozitiv ndaj skuadrës maqedonase.

"I kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje. E mira e jonë është se jemi në gjendje të mirë fizike sepse nuk jemi ndalur së punuari. Atmosfera është e mirë në grup dhe mezi po presim për këtë ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe besoj në rezultate pozitive nga kjo ndeshje", deklaroi Limani.

"Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin. Futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve", tregoi ai.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni. /Zeri.info