Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Zyrtare: Darian Males i bashkohet Interit

Zyrtare: Darian Males i bashkohet Interit

Sport September 16, 2020 - 19:08

Interi e ka prezantuar zyrtarisht ardhjen e Darian Malesit nga FC Luzerni në një marrëveshje pesëvjeçare.

Sulmuesi zviceran i është bashkuar Interit këtë verë, por ai do të huazohet te Genoa për edicionin 2020/21, shkruan "Zeri.info".

Males është paraqitur në 19 ndeshje në Superligën zvicerane edicionin e kaluar, derisa ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Interin. /Zeri.info