Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
U nda me Feronikelin, Ilir Berisha flet për të ardhmen e tij

U nda me Feronikelin, Ilir Berisha flet për të ardhmen e tij

Sport September 16, 2020 - 09:52
Lajmet e fundit nga sporti

Njëri nga mbrojtësit më me përvojë në futbollin kosovar, dikur pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha, vazhdon të mbetet futbollistë i lirë, shkruan “Zeri.info”.

Berisha edicionin e kaluar, pas një kohe të gjatë duke luajtur në arenën ndërkombëtare, iu kthye futbollit kosovar, duke nënshkruan me Feronikelin, por që befasisht ai këtë vit u nda, duke ndërprerë kontratën.

Berisha në një bisedë për “Zeri.info” ka thënë se pas ndarjes me Feronikelin është futbollist i lirë dhe ende nuk ka vendosur për ndonjë skuadër tjetër.

“Akoma jam lojtar i lirë. Po punoj individualisht për ta mbajtur formën. Të shohim çfarë do të ndodhë në vazhdim”, ka thënë Berisha, duke folur më pas nëse mund të vazhdojë të luajë në Kosovë ose të rikthehet në ndonjë kampionat evropian.

Image

“Nuk e di ende se ku do të vendos. Do ta shikoj edhe aspektin familjar, sepse i kam me vete edhe fëmijët dhe ata janë adaptuar mirë në Kosovë për momentin. Gjithsesi, nuk mund të them asgjë tash, nuk i dihet ku do të luaj”, ka përfunduar Ilir Berisha.

Berisha në karrierën e tij ka luajtur edhe te Prishtina, në Suedi te Orebro dhe Gefle për të vazhduar në kampionatin shqiptar te Flamurtari i Vlorës, pastaj në Vasteras në Suedi dhe tash së fundmi ishte te Feronikeli. /Zeri.info