Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Nuk ka rehati në raport Messi – Barcelona, lojtari humb tri ndeshjet e para

Nuk ka rehati në raport Messi – Barcelona, lojtari humb tri ndeshjet e para

Sport September 16, 2020 - 09:22
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi pritet të mungojë në tri ndeshjet e para të La Ligës, kjo pasi ai pritet të përfshihet në listën e Argjentinës për Kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Sipas të përditshmes “Mundo Deportivo”, nëse Messi i bashkohet Argjentinës sipas protokollit të pandemisë së COVID-19 ai duhet të karantinohet 14 ditë para se të udhëtojë drejtë Argjentinës, çka do të bënte që ai të mungojë në tri sfidat e para që Barcelona i luan kundër Villarrealit, Celta Vigo dhe Sevillas.

Ndeshjen e parë Barcelona e luan me Villarrealin me 27 shtator. /Zeri.info