Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Mediet italiane zbulojnë detajet e fundit të transferimit të mbrojtësit shqiptare te Roma

Mediet italiane zbulojnë detajet e fundit të transferimit të mbrojtësit shqiptare te Roma

Sport September 15, 2020 - 23:48
Lajmet e fundit nga sporti

Marash Kumbulla mund të jetë futbollisti i radhës që bënë lëvizje në Serie A.

Mediet në Italia kanë dhënë detaje të reja për sa i përket të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares kuqezi. Sipas Gianluca Di Marzio, Verona dhe Roma, kanë arritur akordin në parim për një huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Gjithçka pritet të konkretizohet ditën e mërkurë, teksa topi kësaj here është në këmbët e Kumbullës, i cili do duhet të ndezë dritën jeshile për këtë lëvizje.

Përveç Kumbullës, raportohet se një tjetër mbrojtës po mbërrin në Romë. Ai është Mattia De Sciglio. Edhe për mbrojtësin e Juventusit mësohet se është arritur akordi në parim, ndërkohë që po diskutohet vetëm termat ekonomike.