Infektuar: 17009
Shëruar: 14716
Vdekur: 656
E dhimbshme: Liridon Leci këputë ligamentet në prag të fillimit të kampionatit

E dhimbshme: Liridon Leci këputë ligamentet në prag të fillimit të kampionatit

Sport September 15, 2020 - 20:39
Lajmet e fundit nga sporti

Goditje e rëndë ka ardhur për Llapin në prag të fillimit të kampionatit.

Top-transferimi i verës, Liridon Leci, ka pësuar lëndim të rëndë para fillimit të kampionatit.

Gazeta Olle mëson që ai ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri.

Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.

Ai u transferua te llapjanët pas aventurës te Drita ku për tri vjet fitoi dy tituj.