Infektuar: 57028
Shëruar: 50184
Vdekur: 1433
SKANDALOZE: Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur, maqedonasit sërish me thirrje raciste

SKANDALOZE: Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur, maqedonasit sërish me thirrje raciste

Sport September 15, 2020 - 12:26
Detajet

Ndeshja mes Vardarit dhe Shkupit është shoqëruar me thirrje raciste ndaj shqiptarëve në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë Veriore.

Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë thuajse krejt normale për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar.

Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike”, ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook.