Infektuar: 17009
Shëruar: 14716
Vdekur: 656
Skandaloze: “Ardian Ismajlin kishin planifikuar ta arrestonin në Prishtinë”

Skandaloze: “Ardian Ismajlin kishin planifikuar ta arrestonin në Prishtinë”

Sport September 14, 2020 - 17:32
Lajmet e fundit nga sporti

Babai i futbollistit të Shqipërisë dhe Spezias Ardian Ismajli, Ilmi Ismajli ka dhënë një njoftim shqetësues në rrjetet sociale, derisa ka shkruar se të birin kanë tentuar ta arrestojnë në aeroportin e Prishtinës teksa nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset nga ky destinacion drejt Italisë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli shkruan se persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës.

Mesazhi i Ilmi Ismajlit

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.

Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij

E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.

Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.

Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.

Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.Image