FC Prishtina në pritje për t'u rikthyer në Kosovë, UEFA do të vendos për fatin e ndeshjes

FC Prishtina në pritje për t'u rikthyer në Kosovë, UEFA do të vendos për fatin e ndeshjes

Sport August 18, 2020 - 18:02

Përfundimisht ndeshja mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës nuk do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Zyrtari i klubit prishtinas, Kushtrim Sopa ka konfirmuar në "RTK" se ndeshja është pezulluar dhe se po pritetet një konfirmim i fundit nga UEFA për fatin e kësaj ndeshje, raporton "Zeri.info".

Futbollistët e FC Prishtinës janë lënë jashtë hotelit ku ishin vendosur.

Image

Futbollistët që drejtohen nga Armend Dallku po presin për t’u nisur drejt aeroportit të Gjibraltarit.

Sopa ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa.

Image

“Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, shtoi ai.

FC Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit. /Zeri.info

Image