Nagelsmann flet pas kualifikimit në gjysmëfinale: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj PSG-së

Nagelsmann flet pas kualifikimit në gjysmëfinale: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj PSG-së

Sport August 13, 2020 - 23:47
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann, ka thënë se skuadra e tij ishte më e mirë në aspektin ofanziv, pavarësisht se nuk krijoi raste të shumta ndaj Atletico Madridit, transmeton “Zeri.info”.

Klubi gjerman triumfoi 2:1 ndaj Atletico Madridit për ta shkruar historinë dhe për t’u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz për klube.

LEXO EDHE: Nagelsmann bëhet trajneri më i ri që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Ishte një ndeshje e mirë. Atletico u mbrojt sikur në të gjitha ndeshjet – shumë mirë. Në fund ne ishim më të mirë në fazën e fundit. Ne nuk krijuam shumë raste, por as ata nuk krijuan shumë raste”, u shpreh Nagelsmann.

“Emocione të mëdha për klubin dhe skuadrën tonë. Nuk ka shumë kohë për festë, por ndoshta ne do të kemi nga një birrë në hotel, e pastaj do të përqendrohemi te PSG-ja”, shtoi ai.

“Ne duhet të jemi shumë të shpejtë në vijën e mbrojtjes. Do të ketë situata ku nuk mund të mbrohesh kundër atyre djelmoshave vetë. Atalanta porovoi të mbrohej një kundër një. Ka shumë yje në atë skuadër – nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi gjermani./Zëri