EKSKLUZIVE: Taulant Xhaka do të nënshkruajë me Besiktasin

EKSKLUZIVE: Taulant Xhaka do të nënshkruajë me Besiktasin

Sport August 13, 2020 - 23:10
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Shqipërisë, Taulant Xhaka, do të bëhet me skuadër të re, shkruan “Zeri.info”.

“Zeri.info” merr vesh që mesfushori i Baselit eshtë rrugës për Stamboll për të nënshkruar me gjigantin turk, Besiktas.

Xhaka ka qenë njëri prej futbollistëve kyç të Baselit në vitet e fundit.

Gjatë edicionit 2019/2020 reprezentuesi i Shqipërisë ka zhvilluar 47 ndeshje me Baselin, derisa ka realizuar 3 asistime.

Ai i ishte bashkuar Baselit në vitin 2013 nga Grasshoppers./Zëri