Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë

Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë

Sport August 13, 2020 - 22:45
Lajmet e fundit nga sporti

Jetmir Topalli kompletoi sot transferimin e tij te klubi turk, Yeni Malatyaspor, shkruan “Zeri.info”.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit në Universitetin e Prishtinës, Musa Selimi, e ka quajtur djalë shembullor ish-yllin e Ballkanit.

Image

Përndryshe, Topalli ka qenë student i Selimit.

“Studenti ynë Jetmir Topalli një yll që po shëndritë në fushën e Futbollit, ai sot nënshkroi kontratë profesionale me ekipin turk Malatyaspor, Jetmiri shkonte në bibliotekë për të lexuar dhe përgatitur provimet ku edhe u vlerësua me nota shumë të larta! Ai është djalë i sinqertë e shembull se si me punë arrihet shumë në profesion!

Në emër të Fakultetit të Edukimit fizik dhe sportit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ i urojmë shëndet e shumë suksese nê karierë, duke qenë krenarë me edukimin dhe arritjet e tij!”, ka shkruar Selimi në rrjetin social “Facebook”./Zëri