Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Sport August 13, 2020 - 22:21
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si lojtar i ri i Lazios, transmeton “Zeri.info”.

Mediet italiane shkruajnë se Lazio do të paguajë 16 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh.

“Calciomercato” shkruan se konfirmimi për nënshkrimin e ish-sulmuesit të Lirisë së Prizrenit nga ana e klubit italian do të vijë shumë shpejt.

Ndërkohë, nga transferimi i Muriqit te Lazio, pritet të përfitojnë edhe dy ish-klube të tij.

“Panorama Sport” shkruan se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mijë euro do t’i përfitojë Besa e Kavajës.

Muriqi kishte shkëlqyer gjatë edicionit 2019/2020 me fanellën e Fenerbahces, derisa kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Reprezentuesi kosovar ka realizuar 17 gola dhe 7 asistime në 36 ndeshje për klubin turk./Zëri