Zyrtare: Jetmir Topalli nënshkruan me klubin turk

Zyrtare: Jetmir Topalli nënshkruan me klubin turk

Sport August 13, 2020 - 21:55
Lajmet e fundit nga sporti

Jetmir Topalli është edhe zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës turke, Yeni Malatyaspor, shkruan “Zeri.info”.

Klubi turk ka njoftuar nënshkrimin me reprezentuesin e Kosovës.

Jetmir Topalli është futbollisti i ri i skuadrës së Superligës turke, Yeni Malatyaspor.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk.

Topalli së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, ku shkëlqeu me paraqitjet e tij.

Ai shënoi 8 gola gjatë edicionit 2019/2020 te therandasit./Zëri