Një orë lojë kundër PSG-së, kjo është nota e Berat Gjimshitit sonte

Një orë lojë kundër PSG-së, kjo është nota e Berat Gjimshitit sonte

Sport August 12, 2020 - 23:02

Paris Saint-Germain është bërë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra parisiene e ka mposhtur Atalantën në çerekfinalen e sontme në një ndeshje dramatike, raporton "Zeri.info".

Djelmoshat e Thomas Tuchelit fituan me rezultat të ngushtë, 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në "Estadio da Luz".

Image

Mario Pasalic shënoi golin e parë në këtë ndeshje sontme ('27), derisa deri në minutën e 90-të, rezultati ishte 1:0.

Por, Paris Saint-Germain në minutat e fundit të ndeshjes shënoi dy gola përmes Marquinhos ('90) dh Eric Maxim Choupo-Moting ('90).

Image

Kështu, Paris Saint-Germain bëhet skuadra e parë këtë edicion që kualifikohet në gjysmëfinale. 

Në këtë ndeshje, për Atalantën u paraqit edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti për paraqitjen e sontme u vlerësua me notën 6.7, derisa futbollisti më i mirë në ndeshjen e sontme ishte Neymar me notën 10.0. /Zeri.info

Image