Linfieldi reagon pas vendimit të UEFA-së që anuloi ndeshjen ndaj Dritës: Do ta pranojmë dhe respektojmë vendimin

Linfieldi reagon pas vendimit të UEFA-së që anuloi ndeshjen ndaj Dritës: Do ta pranojmë dhe respektojmë vendimin

Sport August 12, 2020 - 22:34

Klubi i Linfieldit ka reaguar pasi Drita konfirmoi zyrtarisht se është njoftuar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA për fatin e ndeshjes ndaj Linfieldit.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, derisa ishte paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës, raporton "Zeri.info".

Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.

Komisioni i Apelit në UEFA vendosi që ndeshja të anulohet përfundimisht dhe Linfieldit t'i takojë fitorja me rezultat zyrtar, 0:3.

Me anë të një shkrese në faqen zyrtare të klubit, Linfieldit ka thënë se do ta pranojë këtë vendim nga UEFA.

"Linfieldi e pranon dhe e respekton vendimin dhe me skuadrën ndihet e sigurtë në Belfast, e foksusuar para ndeshjes me Legia Varshavën. Nuk do të ketë koment tjetër për këtë ngjarje", shkruan Linfieldi. /Zeri.info