
Zyrtare: Blaise Matuidi largohet nga Juventusi
Sport
August 12, 2020 - 18:01
Blaise Matuidi edhe zyrtarisht e ka shkëputur kontratën e tij me Juventusin me marrëveshje të dyanshme dhe tani pritet t'i bashkohet klubit të MLS-së, Inter Miami.
33-vjeçari iu bashkua Juventusit nga PSG-ja në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro, shkruan "Zeri.info".
Ai pritet të transferohet te klubi amerikan, Inter Miami, i cili drejtohet nga David Beckham.
"Mesfushori francez largohet nga Juventusi pas tri vitesh dhe pesë titujve të fituar në klub", thuhet fillimisht në njoftim.
"Me ngjyrat tona në shpinën e tij, ai luftoi dhe luajti me zemër në çdo ndeshje. Matudidi i jep lamtumirën Juventusit me marrëveshje të përbashkët", thuhet më tej. /Zeri.info