Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
'Qeqa': Zvicra vokalisht është kundërshtari numër dy në futboll

'Qeqa': Zvicra vokalisht është kundërshtari numër dy në futboll

Sport August 12, 2020 - 17:56

Gazetarja e mirënjohur kosovar, Qëndresa Krelani e njohur ndryshe si "Qeqa" e ka komentuar vendimin e autoriteteve zvicerane për ndeshjen mes Dritës dhe Linfieldit.

Drita dhe Linfieldi është dashur të përballen dje në Nyon të Zvicrës në kuadër të rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton "Zeri.info".

Por, ndeshja në fjalë u anulua pas rasteve pozitive me COVID-19, derisa "Qeqa" përmes rrjeteve sociale e ka kritikuar ashpër shtetin zviceran.

Më tej, Krelani shkruan se "futbolli është vrasësi numër një i politikës".

Postimi i plotë i "Qeqës":

"Aspak e habitur me ngjarjet në Zvicër. Zvicra vokalisht është kundërshtari numër 2 ne futboll.

Dhe sado e dhimbshme që është ajo do të përdorë metoda të lloj llojshme për të pengu futbollin me emrin Kosovë. Nuk ka të bëj me politikë por me futboll. Dhe futbolli është vrasësi numër një i politikës.

Arsyet:

- Në Kongresin e UEFA-s qoj pluhur rreth amendamentimit të Statutit të UEFA-s, që parashihte edhe ndërrimin e një neni që ka penguar vazhdimisht pranimin e Kosovës në Uefa, e që ishte i lidhur me pranimin në OKB.

- Pas debatit për të, propozoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe kjo u aprovu.

Në fund amendamentimet nuk kaluan, pasi nuk morën 2/3 e votave që kërkoheshin.
Pas kësaj i erdhi radha votimit për pranim të Kosovës.

Pas Serbisë, fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i Federatës zvicerane, Alex Miescher.

Ai e tha troç atë që e mundon Zvicrën – lojtarët shqiptarë të saj. U shpreh kundër që lojtarët të kenë të drejtë të ndërrojnë përfaqësuese pas pranimit të Kosovës.

Poashtu në Kampionatin Botërore, Zvicra dënojë Xhakën dhe Shaqirin për shkak të reagimeve me simbole. Sa e kishte denu Argjentina Messin edhe pse luan në Spanjë?!". /Zeri.info