Anulimi i ndeshjes Drita - Linfield, Llumnica: Zvicra prej kohësh nuk është treguar korrekte me futbollin kosovar

Anulimi i ndeshjes Drita - Linfield, Llumnica: Zvicra prej kohësh nuk është treguar korrekte me futbollin kosovar

Sport August 12, 2020 - 17:49

Analisti i mirënjohur kosovar, Ardian Llumnica e ka komentuar vendimin e autoriteteve zvicerane për ndeshjen mes Dritës dhe Linfieldit.

Drita dhe Linfieldi është dashur të përballen dje në Nyon të Zvicrës në kuadër të rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton "Zeri.info".

Por, ndeshja në fjalë u anulua pas rasteve pozitive me COVID-19, derisa Llumnica thotë se rregullorja e UEFA-s nuk është përmbushur nga autoritetet zvicerane.

"Definitivisht ka një diskrepancë të vendimeve dhe rregulloreve. UEFA ka hartuar rregullore anti-COVID, dhe kjo është e qartë se futbollisti i infektuar duhet të karantinohet", ka deklaruar Llumnica në "Klan Kosova", përcjell "Zeri.info".

"Tek autoritetet zvicerane kjo nuk është respektuar. Shteti zviceran nuk është sjellur mirë kaherë me futbollin kosovar, madje ka qenë kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe kësaj radhe nuk e ka marrë në konsideratë klubin e Dritës", tregoi Llumnica.

"Është një rast i paprecendentë i UEFA-s, komisioni i etikës nuk e ka shqyrtuar këtë lëndë dhe e ka hedhur te sektori i apelit. Këtë e ka bërë pasi Drita nuk është fajtore dhe tani do të presim se çfarë do të vendoset", shtoi ai. /Zeri.info