Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Parashikohet fituesi i Ligës së Kampionëve, favoriti kryesor është krejtësisht befasi

Parashikohet fituesi i Ligës së Kampionëve, favoriti kryesor është krejtësisht befasi

Sport August 12, 2020 - 17:38

Kanë mbetur edhe tetë klube që do të luftojnë për trofeun më të madh evropian, atë të Ligës së Kampionëve.

Kështu që tani koha është për parashikime dhe llogaritje, shkruan "Zeri.info".

"Euro Club Index", portali i famshëm që merret në detaje me statistika dhe parametrat e rëndësishëm në futboll, ka zbuluar se kush do të jetë fituesi i Ligës së Kampionëve.

Sipas këtij portali, Manchester City ka shanset më të mira (24 përqind) për të triumfuar, derisa Bayern Munichu renditet në vendin e dytë me 21 përqind të shanseve.

Është interesante se këto dy skuadra do të mund të përballen në gjysmëfinale.

Fillimisht, në çerekfinale, Manchester City takohet me Lyonin, derisa Bayern Munichu takohet me Barcelonën.

Paris Saint-Germain është skuadra e katërt favorite me 18 përqind, kurse Atalanta me vetëm dy përqind.

Barcelona ka mundësi sipas këtij portali për triumf me vetëm 17 përqind, e ndjekur nga Atletico Madridi, RB Leipzigu dhe Lyoni. /Zeri.info

Image