
Gjilani do ta huazojë 'bomberin' Arb Manaj për ndeshjet e Ligës së Evropës
Sport
August 12, 2020 - 17:20
Gjilani dhe Trepça ‘89 kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Arb Manaj, raporton Gazeta Sheshi.
Huazimi do të jetë i vlefshëm vetëm për garat evropiane.
Futbollisti do t’i bashkohet klubit gjilanas në seancën e pasditës stërvitore nga ora 18:00.
Ardhja e Manajt vjen pas mungesave të shumta në repartin e sulmit te gjilanasit, pasi që Busiç dhe Razak janë të lënduar, ndërkohë Nikaç dhe Plaku rezultuan pozitiv në testet për “Covid-19”.
Në tre shkon numri i futbollistëve që “kuqebardhët” i kanë huazuar për Evropë. Përpos Arb Manajt, gjilanasit kanë huazuar edhe Arbër Prekazin dhe Edvin Kuç nga Ballkani.