
Zyrtare: Portieri i Shqipërisë, Arlis Shala transferohet te Llapi
Llapi nuk ka të ndalur në tregun e transferimeve. Klubi nga Podujeva tani e ka prezantuar ardhjen e Arlis Shalës.
Reprezentuesi i grupmoshave të reja të Kombëtares shqiptare, i është bashkuar Llapit të Tahir Batatinës, raporton "Zeri.info".
Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje trevjeçare me portierin nga Durrësi, Arlis Shala.
Së fundmi, Shala ka qenë pjesë e Luftëtarit, ku ka luajtur për gjashë muaj.
Gjithashtu, ai është ftuar në muajin e kaluar edhe nga Kombëtarja "A" e Shqipërisë muajin e kaluar nga trajneri Edi Reja.
Njoftimi i plotë i Llapit:
"KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala.
Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares "A", nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme.
Shala, 20 vjeçar i lindur më 26.07.2000 në Durrës, ka qenë pjesë e klubeve: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.
Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja "A" e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020". /Zeri.info