Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Futbolli kroat në zi: Futbollisti i Kombëtares ndërron jetë pas përplasjes nga treni

Futbolli kroat në zi: Futbollisti i Kombëtares ndërron jetë pas përplasjes nga treni

Sport August 12, 2020 - 17:00

Një futbollist i ri i Kombëtares së Kroacisë, Luka Lucic ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Gjermani.

16-vjeçari ka ndërruar jetë në një përplasje me trenin, derisa mediat në Kroaci bëjnë të ditur se ai është Luka Lucic, shkruan "Zeri.info".

Futbollisti i talentuar kroat fillimisht pësoi lëndime të rënda dhe më pas u transferua me helikopter në spitalin ku iu dha ndihma mjekësore.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe ai ndërroi jetë.

Sipas policisë gjermane, Lucic ishte duke vozitur me bicikletën e tij në shtegun e bicikletave, derisa në vijën hekurudhore, e kishte goditur treni.

Shoferi i trenit nuk arriti të parandalojë përplasjen me sportistin kroat.

Ndryshe, Luka debutoi për Kombëtaren e Kroacisë në shkurt të këtij viti dhe ai ka bërë deri më tani tri paraqitje. /Zeri.info