Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Mediumi serb për pensionimin e Lichtsteiner: Zvicerani që provokoi serbët me shqiponjë largohet nga futbolli

Mediumi serb për pensionimin e Lichtsteiner: Zvicerani që provokoi serbët me shqiponjë largohet nga futbolli

Sport August 12, 2020 - 16:49

Futbollisti zviceran, Stephan Lichtsteiner ka njoftuar sot se i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin aktiv.

Lichtsteiner ka luajtur në 108 ndeshje për Përfaqësuesen e Zvicrës, më së shumti pas Hans Hermann dhe Alan Geiger, shkruan "Zeri.info".

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi 17 tituj, 14 prej të cilëve me Juventusin, klub me të cilin luajti nga viti 2011 deri në vitin 2018.

Para Juventusit, ai luajti për Grasshoppers, Lille dhe Lazio, dhe më vonë për Arsenalin dhe Augsburgun.

Lajmin për pensionimin e Lichtsteiner e kanë raportuar edhe në Serbi, derisa mediumi serb "Kurir.rs" shkruan:

"Ai do të mbahet mend për provokimin me Zvicrën në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018", shkruan fillimisht "Kurir.rs".

"Lichtsteiner e bëri shqiponjën me duar, së bashku me bashkëlojtarët e tij me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët u ndëshkuan paksa", shkruan më tej ky medium. /Zeri.info

Image