Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
ZYRTARE: Vendimi për ndeshjen Drita - Lindfield shtyhet, kalon në instancën e apelit në UEFA

ZYRTARE: Vendimi për ndeshjen Drita - Lindfield shtyhet, kalon në instancën e apelit në UEFA

Sport August 12, 2020 - 16:18

Drita ka zbuluar zhvillimet e fundit në lidhje me fatin e ndeshjes së finales së rundit preliminar të Ligës së Kampionëve ndaj Linfieldit.

Ndeshja e paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës është anuluar pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi kosovar, raporton "Zeri.info".

Para pak çastesh, Drita ka konfirmuar se vendimi për këtë ndeshje është shtyrë derisa do të dërgohet në një instancë tjetër.

Sipas Druitës, komisioni disiplinor në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara, nuk ka mundur të vendos dhe ia ka kaluar çështjen instancës së apelit në UEFA.

Njoftimi i plotë i UEFA-s:

"Shtyhet vendimi, kalon ne nje instancë tjeter!

Ka perfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni diciplinor per rastin e ndeshjes se anuluar te klubit tone me ekipin e LINFILD FC.

Komisioni i diciplines ne baze te argumenteve dhe rrethanave te krijuara per kete takim, nuk ka mundur te vendos dhe kete qeshtje e ka drejtuar ne instancen e Apelit te UEFA-se.

Ne vendim thuhet:
“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t'ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t'i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

Data e vendimit nga Apeli nuk eshte bere e ditur!". /Zeri.info