Muriqi gjithnjë e më pranë largimit, Fenerbahçe përcaktohet te sulmuesit që mund ta zëvendësojnë sulmuesin shqiptar

Muriqi gjithnjë e më pranë largimit, Fenerbahçe përcaktohet te sulmuesit që mund ta zëvendësojnë sulmuesin shqiptar

Sport August 12, 2020 - 16:05

Ka zhvillime të "nxehta" te klubi i Fenerbahçes. Klubi turk ka përcaktuar emrat që mund ta zëvendësojnë Vedat Muriqin pas largimit eventual të tij.

Klubi nga Stambolli vazhdon të negociojë me Lazion, klub i cili po e kërkon me ngulm Muriqin, raporton "Aspor", përcjell "Zeri.info".

Gjiganti italian që e ka ndjekur sulmuesin shqiptar që një kohë të gjatë, ka ofruar 15 milionë euro plus tre milionë euro në formë bonuesh në drejtim të Fenerbahçes.

Pas refuzimit të Fenerit, Lazio e ka ngritur ofertën në 20 milionë euro, por ende nuk ka ndonjë përgjigjje konkrete nga klubi turk.

Image

Në rast të largimit të Muriqit, Fenerbahçe do të tentojë transferimin e Pappis Cisse.

35-vjeçari është pjesë e Alanyasporit, derisa e mbylli edicionin me 26 gola të shënuar në 38 ndeshje.

Një tjetër objektiv i klubit turk është edhe Cenk Tosun, i cili mund t'i bashkohet Fenerbahçes në huazim nga Evertoni. /Zeri.info

Image