Ylli i Shakhtarit para ndeshjes me Interin: Shakhtari mund ta mposhtë këdo

Ylli i Shakhtarit para ndeshjes me Interin: Shakhtari mund ta mposhtë këdo

Sport August 12, 2020 - 15:43
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi ukrainas, Valeriy Bondar, ka thënë se Shakhtar Donetsku mund ta mposhtë këdo në Ligën e Evropës, por pret një ndeshje të vështirë ndaj Interit, transmeton “Zeri.info”.

Shakhtar Donetsku u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas triumfit të djeshëm ndaj baselit me shifrat 4:1.

Klubi ukrainas do të takohet me Interin në gjysmëfinale të hënën.

“Tash ne duhet të përballemi me Interin dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi Shakhtari dhe mund të mposhtim cilëndo skuadër këtu”, tha ai.

“Ne do të studiojmë ndeshjet e tyre. Na pret një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh Bondar./Zëri