Lorik Cana ia uron ditëlindjen e 50-të Paris Saint-Germainit

Lorik Cana ia uron ditëlindjen e 50-të Paris Saint-Germainit

Sport August 12, 2020 - 15:26
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ia ka uruar Paris Saint-Germainit përvjetorin e 50-të të themelimit, shkruan “Zeri.info”.

Klubi parisien ishte themeluar në këtë ditë të vitit 1970.

“Ditëlindja e 50-të e PSG-së, i uroj ish-klubit tim shumë vite dhe suksese të tjera”, ka shkruar Cana në rrjetin social “Facebook”.

Ish-futbollisti gjakovar kishte qenë pjesë e Paris Saint-Germainit gjatë periudhës 2002-2005.

Ish-kapiteni i Shqipërise kishte zhvilluar 81 paraqitje me francezët./Zëri