Drita – Linfield, këto janë kuotat e basteve

Drita – Linfield, këto janë kuotat e basteve

Sport August 11, 2020 - 08:58
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionia e Kosovës, Drita, do ta luajë sonte finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Gjilanasit do të përballen me Linfieldin në Nyon të Zvicrës, derisa sfida do të fillojë nga ora 18:00.

“Intelektualët” shihen si favoritë nga kompanitë e basteve.

Fitorja e Dritës ka kuotën 1.61 në kompania e njohur të basteve “Melbet”.

Barazimi ka kuotën 4.46, ndërsa fitorja e Linfieldit 4.32.

Ekipi i Ardian Nuhiut në gjysmëfinale kishte triumfuar me shifrat 2:1 ndaj Inter Inter D’Escaldesit.

Kurse, Linfieldi kishte korrur fitore me shifrat 2:0 ndaj Tre Fiorit.

Kujtojmë se në rast të kualifikimit tutje, në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, Drita do të ketë një punë mjaft të vështirë në udhëtim te Legia Varshavës./Zëri

Image