Conte pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës: Duam t’i shkojmë deri në fund

Conte pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës: Duam t’i shkojmë deri në fund

Sport August 11, 2020 - 08:33
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij dëshiron t’i shkojë deri në fund Ligës së Evropës, pas kualifikimit në gjysmëfinale në mbrëmjen e djeshme, transmeton “Zeri.info”.

Gjiganti italian triumfoi 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit për të siguruar gjysmëfinalen.

Ndërsa, do të kenë punë me fituesin e takimit Shakhtar Donetsk – Basel më 17 gusht.

“Ne jemi shumë të kënaqur sepse ishte një paraqitje shumë e mirë. Ne e përgatitëm në mënyrën e duhur, nuk e lamë kurrë Leverkusenin të luajë rehat me topin, ne bëmë atë që punuam në stërvitje, tha Conte.

“Ne duam të arrijmë maksimumin. Ne duam të shkojmë deri në fund”, shtoi ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit./Zëri