
Ankth te “banda e shqiptarëve”, konfirmohet një rast pozitiv me koronavirus
Sport
August 10, 2020 - 23:54
Te Lokomotiva e Zagrebit i ka kapluar ankthi të gjithë, kjo për shkak se së fundmi është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus.
Pas kthimit në skuadër, lojtarët i janë nënshtruar testeve dhe aty është zbuluar një rast pozitiv.
Emri i futbollistit nuk është bërë i ditur, teksa ai është izoluar menjëherë, në mënyrë që të shmangë kontaktet me të tjerë për të mos rrezikuar ta transmetojë te të tjerët.
Kujtojmë se te Lokomotiva e Zagrebit luajnë disa lojtarë shqiptarë, si Mersinaj, Çokaj, Tuci dhe së fundmi iu bashkua edhe Sherif Kallaku, aty ky siç kanë treguar edhe vetë lojtarët të gjithë i quajnë “banda e shqiptarëve”. /Panorama