Feronikeli i bën ofertë ish-mbrojtësit të Kosovës

Feronikeli i bën ofertë ish-mbrojtësit të Kosovës

Sport August 10, 2020 - 23:19

Feronikeli ka kontaktuar me Alban Pnishin dhe e ka ofertuar për të qenë pjesë e ekipit për edicionin e ardhshëm.

Klubi nga Drenasi i ka prezantuar një ofertë të mirë financiare, raporton Gazeta Sheshi.

29-vjeçari, i cili ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në shtatë ndeshje zyrtare është futbollist i lirë nga dhjetori i vitit 2019.

Ai po shqyrton mundësinë që të angazhohet në ndonjë klub pas aventurës së fundit te Bnei Yehuda në Izrael.

Koha po punon në të mirë të "Industrialistëve", të cilët janë në kërkim të një mbrojtësit të qendrës për edicionin e ri. 

Image