Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Mediumi britanik zbulon të ardhmen e Atdhe Nuhiut

Mediumi britanik zbulon të ardhmen e Atdhe Nuhiut

Sport August 10, 2020 - 23:06

Pas shtatë vitesh dhe 50 golash për Sheffield Wednesdayn, koha e Atdhe Nuhiut në "Hillsborough", siç po qëndrojnë gjërat tani, është në përfundim, raporton "Star.co.uk".

Sulmuesi i Kosovës është bërë një figurë kulti në Sheffield Wednesday në vitet e fundit, duke shënuar disa gola ikonikë dhe dramatikë për klubin anglez, shkruan "Zeri.info".

Sidoqoftë, sipas mediumit të sipërpërmendur, Nuhiu e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Sheffield Wednesdayn pavarësisht zërave për një rinovim të mundshëm.

Futbollisti nga Kosova ka vendosur të mos i bashkohet skuadrës në "Middlewood Road" këtë javë për përgatitje para fillimit të edicionit të ri.

Nuhiu ka qenë i hapur për të qëndruar në klub pasi ka dashuri të madhe për Sheffield Wednesdayn, qytetin dhe tifozët, por duket se ka ardhur koha e largimit. 

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi shqiptar në edicionin e ri. /Zeri.info

Image