'Modriqi i Kosovës' nis shkëlqimin te Struga

'Modriqi i Kosovës' nis shkëlqimin te Struga

Sport August 09, 2020 - 23:26

Mesfushori i talentuar kosovar, Arlind Shabani e ka nisur mbarë aventurën e re te skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, FC Struga.

Shabani i cili ishte pjesë e Trepçës’89, por që në edicionin e fundit ka luajtur për Ramiz Sadikun në Ligën e Parë, ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me skuadrën shqiptare ditë më parë, shkruan "Zeri.info".

Image

Futbollisti nga Kosova ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e kampionatit elitar maqedonas sot ndaj Renovës, e cila u mbyll baras (0:0).

Ai bëri një paraqitje fenomenale në mesfushë në këtë ndeshje.

Ndryshe, Shabani është zhvilluar si lojtar te KEK-u për t’u transferuar më pas te Trepça ’89 klub i cili në gjashtë muajt e fundit e huazoi te Ramiz Sadiku. /Zeri.info

Image