Përkundër se kanë nënshtetësi zvicerane, presidentët nuk do të mund t'i bashkohen Dritës në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Përkundër se kanë nënshtetësi zvicerane, presidentët nuk do të mund t'i bashkohen Dritës në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Sport August 09, 2020 - 20:52

Drita e Gjilanit e ka nisur aventurën evropiane në pasditën e djeshme.

Në gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, Drita dje mposhti Inter d'Escaldesin me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Me këtë fitore, Drita u kualifikua në finale, ku do të përballet me kampionin e Irlandës së Veriut, Lindfieldin të martën.

Në këtë ndeshje, dhe në atë të martës, nuk do të mund të jenë pjesëmarrës presidentët Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli ani pse të dy kanë nënshtetësi zvicerane.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe drejtori i Dritës, Valon Zymberi.

"Masat që janë marrë për COVID-19 kanë qenë të ekzagjeruara nga nikoqiri, pasi kjo i ngjante një situate lufte", deklaroi Zymberi në RTK, përcjell "Zeri.info".

"Ne kemi pasur vështirësi edhe pse dy presidentët tanë janë me nënshtetësi zvicerane, as ata nuk do të munden të na bashkohen neve", përfundoi ai. /Zeri.info