Gattuso: Kemi mundur të fitonim përballë Barcelonës

Gattuso: Kemi mundur të fitonim përballë Barcelonës

Sport August 08, 2020 - 23:57

Gennaro Gattuso ka reaguar pas eliminimit të Napolit nga Liga e Kampionëve prej Barcelonës.

Në kuadër të rundit 1/16, Barcelona e mposhti sonte Napolin me rezultat 3:1, dhe me rezultat të përgjithshëm, 4:2, vazhdon tutje në çerekfinale, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Gattuso ka thënë se skuadra e tij ka mundur të fitojë sonte.

"Ka shumë pendesa, sepse ne u bllokuam për gjysmë ore. Pësuam tri gola të çuditshëm dhe bëmë disa gabime", tha Gattuso për "Sky Sport Italia".

"E kam parë një skuadër që mund ta vinte Barcelonën në presion. Duhet të shënonim dy gola herët, por ne pësuam", tregon më tej trajneri italian.

"Më shqetëson mua pësimi i golave nga goditjet e dënimit. Ne duhet të përmirësohemi. Kjo nuk mjafton. Sonte, mund të fitonim", shtoi ai. /Zeri.info