
UEFA e ngushton listën, këta janë kundërshtarët e mundshëm të FC Prishtinës dhe Gjilanit
Sport
August 08, 2020 - 23:46
Në pasditën e nesërme do të hidhet shorti për rundin preliminator të Ligës së Evropës.
Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë nënkampioni Gjilani dhe fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina, raporton "Zeri.info".
Shorti do të hidhet të dielën (nesër) nga ora 13:00.
Në këtë fazë, do të zhvillohet vetëm një ndeshje, dhe nga çiftet që tërhiqet e para, në fushën e saj zhvillohet ndeshja.
Tashmë, skuadrave kosovare i janë ngushtuar kundërshtarët në katër skuadra, me të cilat mund të përballen si FC Prishtina ashtu edhe Gjilani.
Kundërshtarët e mundshëm:
Lincoln Red Imps Gib (5.250)
FC Santa Coloma And (4.500)
Tre Penne Sma (2.250)
UE Engordany And (2.000). /Zeri.info