Kompletohen të gjitha çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, na presin superndeshje

Kompletohen të gjitha çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, na presin superndeshje

Sport August 08, 2020 - 23:19

Barcelona është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve apo në "Final Eight" të kësaj gare pas fitores së sontme ndaj Napolit.

Skuadra e Quique Setienit e mposhti Napolin me rezultat 3:1, ndërsa me rezultat të përgjithshëm, 4:2, vazhdon tutje, shkruan "Zeri.info".

Christian Lenglet ('10), Leo Messi ('23), Luis Suarez ('45) ishin autorët e golave për katalunasit sonte.

Ndërkaq, për Napolin, golin e vetëm dhe të nderit e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 45-të.

Image

Tashmë dihen të gjitha ndeshjet çerekfinale në këtë garë, të cilat do të zhvillohen në javën e ardhshme.

Të mërkurën, Atalanta luan përballë PSG-së, kurse të enjten, RB Leipzigu me Atletico Madridin.

Ndërkaq të premten dhe të shtunën luajnë Barcelona - Bayern Munich, respektivisht Manchester City - Lyon.

Të gjitha këto ndeshje luhen në Lisbonë. /Zeri.info