Zyrtare: Zbulohet një tjetër çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe do të jetë superndeshje
Sport
August 08, 2020 - 23:01
Barcelona është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve apo në "Final Eight" të kësaj gare pas fitores së sontme ndaj Napolit.
Skuadra e Quique Setienit e mposhti Napolin me rezultat 3:1, ndërsa me rezultat të përgjithshëm, 4:2, vazhdon tutje, shkruan "Zeri.info".
Christian Lenglet ('10), Leo Messi ('23), Luis Suarez ('45) ishin autorët e golave për katalunasit sonte.
Ndërkaq, për Napolin, golin e vetëm dhe të nderit e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 45-të.
Në çerekfinalen e këtij takimi, Barcelona do të përballet me Bayern Munichun, skuadër kjo që e mposhti sot Chelsean.
Ndryshe, faza e radhës në Ligën e Kampionëve luhet në Lisbonë të Portugalisë. /Zeri.info