Bayern Munichu e kryen detyrën ndaj Chelseat, vazhdon tutje në çerekfinale

Bayern Munichu e kryen detyrën ndaj Chelseat, vazhdon tutje në çerekfinale

Sport August 08, 2020 - 22:53

Bayern Munich është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve apo në "Final Eight" të kësaj gare pas fitores së sontme ndaj Chelseat.

Skuadra e Hansi Flick e mposhti Chelsean me rezultat 4:1, ndërsa me rezultat të përgjithshëm, 7:1, vazhdon tutje, shkruan "Zeri.info".

Robert Lewandowski ('10, '84), Ivan Perisic ('24) dhe Corentin Tolisso në minutën e 76-të i shënuan golat e fitores për bavarezët.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët nga Londra e shënoi Tammy Abraham në minutën e 44-t të ndeshjes.

Në çerekfinale, Bayern Munich do të përballet me fituesin e ndeshjes Barcelona - Napoli. /Zeri.info

Image