Edhe nga këto pozicione e përkrahën Dritën në Zvicër 'Intelektualët'

Edhe nga këto pozicione e përkrahën Dritën në Zvicër 'Intelektualët'

Sport August 08, 2020 - 22:48

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani ('21) dhe Hamdi Namani ('45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d'Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Dhjetëra tifozë të Dritës kishin udhëtuar sot në Nyon të Zvicrës për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

Derisa ndeshja u luajt pa tifozë, "Intelektualët" ishin pranë stadiumit në Nyon dhe e përkrahën pa ndalur kampionen e Kosovës. /Zeri.info