Trajneri kosovar për kundërshtarin e Dritës: Këta qenkan ma zi se ne!

Trajneri kosovar për kundërshtarin e Dritës: Këta qenkan ma zi se ne!

Sport August 08, 2020 - 22:39

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani ('21) dhe Hamdi Namani ('45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d'Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Trajneri kosovar, Arsim Prepolli pas ndeshjes ka ironizuar me Inter d'Escaldes, derisa e ka uruar Dritën për triumfin.

"Inter d'Escaldes, këta më zi se ne qenkan, vetëm zhurmë po bënin. Bravo Drita, suksese tutje", ka shkruar Prepolli në "Facebook". /Zeri.info